Monday, July 18, 2016

Historia e gjuhës angleze


Më shumë njerëz në botë përpiqen të mësojnë gjuhën angleze se cilëndo gjuhë tjetër. Anglishtja është gjuha e bisedimeve politike, biznesit ndërkombëtar, komunikacionit ajror, shkencës dhe mjekësisë botërore. Mirëpo, nga erdhi anglishtja dhe si u bë kaq popullore? Materiali në vijim i hedh një vështrim historisë së gjuhës angleze që fillon rreth 5 mijë vjet më parë, diku pranë brigjeve veriore të Detit të Zi në Evropën juglindore.

Ekspertët thonë se banorët e brigjeve të Detit të Zi flisnin një gjuhë që sot quhet proto-indo-evropianishte. Ajo gjuhë nuk flitet më dhe hulumtuesit nuk e dinë se si tingëllonte.

Por familja proto-indo-evropiane e gjuhëve besohet të jetë paraardhësja e shumicës së gjuhëve evropiane, përfshirë greqishten e vjetër, gjermanishten e lashtë, latinishten dhe ilirishten. Këto gjuhë u zhdukën si gjuhë të folura, por lanë pas bijat e tyre. Latinishtja evoluoi në spanjishte, frëngjishte dhe italishte. Gjermanishtja e lashtë u shndërrua në holandishte, danishte, gjermanishte, norvegjishte, suedishte dhe në njërën nga gjuhët që më vonë mori trajtën e anglishtes së sotme.

Gjuha angleze është rrjedhojë e dyndjeve të Britanisë nga popuj të ndryshëm. Dyndjet e para u ndërmorrën rreth 1 mijë e 500 vjet më parë nga anglët, një fis gjerman i cili kaloi kanalin e Lë Manshit, që ndan Evropën kontinentale nga ishulli britanik. Më vonë edhe dy fise të tjera të tjera, saksonët dhe jutët, invaduan Britaninë.

Keltët, që ishin populli i lashtë i Britanisë, iu kundërvunë me luftë dyndjeve të fiseve gjermane, por shumica e vendasve u vranë ose u skllavëruan dhe disa syresh u larguan drejt pjesëve të tjera të ishullit. Me kalimin e kohës, banorët e rinj, anglët, saksonët dhe jutët, përzien gjuhët e tyre të ndryshme, duke krijuar gjuhën anglosaksone apo anglishten e vjetër.

Anglishtja e vjetër është shumë e vështirë për t’u kuptuar dhe vetëm disa ekspertë mund ta lexojnë këtë formë të gjuhës angleze. Në anglishten e vjetër u shkrua poema epike e Bevulfit, e cila i kushtohet një mbreti popullor. Ekspertët thonë se ajo është e para poema në gjuhën angleze dhe se u shkrua mbi 1 mijë vjet më parë nga një autor i panjohur.

Rreth 1 mijë e 100 vjet më parë, Britania u pushtua sërish, kësaj radhe nga një popull luftarak të quajtur vikingë. Këta vinin nga Danimarka, Norvegjia dhe vendet e tjera nordike me synimin për të rrëmbyer mallra dhe skllevër. Por shumë vikingë ngelën përherë në Britani dhe ndikuan edhe në gjuhën angleze. Shumë fjalë të rëndësishme që përdoren sot në anglishte vijnë nga gjuhët të cilat fliteshin në vendet nordike.

Më pas, në vitin 1066, Britaninë e pushtuan normandët, një popull frëngjishtfolës nga krahina e Normandisë, në veri të Francës. Ata u bënë sundimtarët e rinj të Britanisë dhe për shekuj me radhë folën vetëm frëngjisht. Ajo ishte gjuha e njerëzve të arsimuar, ndërsa anglishtja e vjetër mbetej gjuha e njerëzve të thjeshtë në Britani.

Anglishtja e vjetër huazoi shumë fjalë nga frëngjishtja normane, sidomos në drejtësi dhe administratën shtetërore. Shumica e fjalëve angleze që përdoren sot në këto fusha vijnë nga frëngjishtja, si p.sh. fjalët “parliament” dhe “justice”, që domethënë drejtësi.

Frëngjishtja që përdorën sundimtarët normanë ndryshoi mënyrën sesi flitej anglishtja 800 vjet më parë dhe populli filloi të fliste një gjuhë që ekspertët e quajnë anglishte e mesme. Me kalimin e kohës, as pushtetarët nuk flisnin më frëngjisht, por flisnin një gjuhë të përzier të anglishtes së mesme me frëngjishten.

Anglishtja e mesme tingëllon si anglishtja moderne, por është akoma e vështirë për t’u kuptuar. Një nga veprat më të famshme në këtë formë të gjuhës angleze është poema e Xhefri Shoserit, “Tregime nga Kanterbëri”, shkruar mbi 600 vjet më parë. Poema flet për vizitorët e ndryshëm në qytetit e Kanterbërit dhe ekspertët thonë se pasqyron qartë njerëzit të asaj kohe. Eksperët gjithashtu cilësojnë Xhefri Shoserin si autorin e parë të rëndësishëm që përdori gjuhën angleze në shkrimet e tij.

Historia e gjuhës angleze vazhdon me shndërrimin e anglishtes së mesme në anglishten moderne që flitet sot.

3 comments:

  1. Martesa ime pothuajse u shpërbë për shkak të presionit të madh nga vjehrra ime, e cila më kujtonte çdo ditë se nuk kisha fëmijë. Isha e shkatërruar dhe në prag të dorëzimit... Por i falënderoj Zotit të Plotfuqishëm që më vendosi Dr. Dawn në rrugën time. Edhe pse isha tashmë 40 vjeç, mbeta shtatzënë, linda fëmijë të bukur dhe sot jam gruaja më e lumtur në botë!

    E rekomandoj me gjithë zemër Dr. Dawn kujtdo që vuan nga mungesa e fëmijëve ose nga abortet spontane. Ajo vërtet mund të transformojë jetën. Ajo gjithashtu mund të ndihmojë nëse jeni duke kërkuar bimë natyrale për sëmundje serioze. Kontaktoni atë - ajo mund të jetë mrekullia juaj: dawncuna314@gmail.com. WhatsApp: +2349046229159

    ReplyDelete
  2. Dua të jap një dëshmi se si u shërova nga virusi Herpes. Disa muaj më parë kisha disa simptoma. Shkova te një mjek dhe më bënë shumë analiza gjaku, më vonë më thanë se kisha Herpes. Mjeku më tha se nuk ka kurë për Herpesin. U ndjeva keq, hyra në internet duke kërkuar një kurë të mundshme për virusin Herpes, pashë një postim të Dr. Dawn, një mjek bimor që po ndihmon njerëzit të shërohen nga Herpesi, Kanceri, HIV dhe shumë të tjera, e kontaktova dhe i tregova se si ndihesha. Ai tha se ilaçi i tij bimor mund të më shërojë. Ai më dërgoi ilaçin nëpërmjet shërbimit të dorëzimit UPS dhe e mora ilaçin 6 ditë pasi e dërgoi, e mora ilaçin siç më përshkroi ai. Para se të përfundoja ilaçin, simptomat u ndalën. Shkova te mjeku dhe bëra një tjetër analizë gjaku, çuditërisht dola negative. Nuk kam pasur më simptoma. Dr. Dawn është shumë i mirë dhe mund të kontaktoni në WhatsApp: +2349046229159
    Gmail ( dawnacuna314@gmail.com )

    Nëse keni nevojë për ilaçe bimore për të kuruar ndonjë sëmundje kronike ose seksualisht të transmetueshme si.
    HERPESIN.
    KANCERIN.
    HIV/AIDS dhe më shumë

    ReplyDelete
  3. Kalova një ndarje shumë të dhimbshme me të dashurin tim. Ndaluam së foluri dhe ai madje më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale. Isha me zemër të thyer dhe nuk dija çfarë të bëja, kështu që fillova të kërkoja ndihmë në internet. Atëherë hasa në disa dëshmi rreth Dr. Dawn dhe se si ai kishte ndihmuar njerëzit të ribashkonin marrëdhënie dhe martesa të prishura, si dhe kishte ndihmuar gratë të ngjizeshin përmes udhëzimit të tij.
    Në fillim, isha e pasigurt, por vendosa t'i drejtohesha. Kur folëm, ai më tregoi gjëra për veten dhe marrëdhënien time që ishin çuditërisht të sakta. Pastaj më udhëzoi se çfarë duhet të bëja.
    Për habinë time, brenda 48 orësh, i dashuri im - i cili më kishte ndërprerë plotësisht - filloi të më telefononte dhe të më dërgonte shumë mesazhe, duke kërkuar falje dhe duke kërkuar falje. E fala dhe u ribashkuam.
    Jo vetëm kaq, por me mbështetjen dhe udhëzimin e tij, tani jemi të bekuar me dy fëmijë të bukur.
    Jam vërtet mirënjohëse për gjithçka dhe e rekomandoj fuqimisht Dr. Dawn kujtdo që po kalon sfida në marrëdhënie, martesë ose fertilitet.

    WhatsApp-i i tij: +2347041196471

    dawnacuna314@gmail.com

    ReplyDelete

Copyright © Duaje Natyrën | Designed With By Blogger Templates
Scroll To Top