Wednesday, March 9, 2016

Muri Kinez


Muri i madh kinez është 3600 km i gjatë,10 m i lartë dhe 3-12metra i gjerë.

Muri i madh, kështu quhet muri kinez, një ndërtim i hershëm që mbështillet nga legjenda. Muri filloi të ndërtohej për të mbrojtur kufijtë veriorë të Kinës, në shekullin e tretë para Krishtit.
Muri i ndërtuar në mënyrë unikale me gurë dhe materiale rrethanore, sipas zonave ku kalonte, vijoi të ndërtohej për shekuj me radhë, deri në shekujt e pesëmbëdhjetë e të gjashtëmbëdhjetë.
Por ndërkohë strukturat antike rezultonin të zhdukura, për shkak të kohës së gjatë që kishte kaluar që nga ndëtimi i tyre. Disa rrënoja të pjesëve nga më të hershmet të murit të madh, janë gjetur në rajonet afër detit të Verdhë, në lindje të provincës Gansu.
Sot pjesa më e vizitueshme e murit kinez është ajo që ndodhet afër Pekinit, në një rajon që quhet Ju-jong-guang dhe po ashtu pjesët lindore e perëndimore të skajeve të murit.
Kjo pjesë e murit, që vizitohet në afërsi të Pekinit, është restauruar në shëkullin e njëzetë. I ndërtuar gjatë kohës së dinastisë Min, në shekullin eXV e XVI, muri i madh është afërsisht 1500 milje, ose 2400 kilometra i gjatë, në kufirin verior kinez.Shihuangdi, perandori i parë i Kinës (221-210) para erës sonë,
Ky ndërtoi fortifikime të tjera, që u njohën gjithashtu si muri madh. Pak gjurmë që kanë mbetur nga këto fortifikime që u bënë, ruhen ende sot.
Muri i madh është padyshim monumenti më i njohur i Kinës, përveçse një simbol nacional i saj, në kuptimin që shumë njerëz aspirojë të jenë po aq të fortë dhe me po ato cilësi që ka muri.

Muri është e vetmja gjurmë konstruksioni e planetit që mund të shquhet nga astronautët në largësi të mëdha nga toka. Ata e kanë konfirmuar këtë edhe me fotot e bëra.

Kështjellat lidhëse dhe e gjithë masa e kontruksionit që vijon pandalshëm, krijojnë zinxhirin më domethënës të fortifikimeve njerëzore bërë ndonjëherë.

Muri kinez drejt zhdukes :
Ka një moshë më tepër se 2500 vjeçare dhe është një prej strukturave njerëzore më të njohura në planet. Por siç na njofton materiali në vazhdim, Muri i Madh Kinez po zhduket shpejt dhe pa bujë.
I ndërtuar në lashtësi për të frenuar pushtuesit mongolë, Muri i Madh është një pasuri historike për Kinën. Me një gjatësi disa mijëra kilometra përgjatë kinës veriore, kjo pasuri botërore tërheq dhjetëra mijëra turist çdo vit.
Por gjatësia e pafund e murit është edhe dobësia më e madhe. Në zonat rurale si provinca Hebei, muri vazhdon të zhduket në një masë alarmante si rezultat i erozionit dhe vandalizmit.
Përveç spoteve turistike pranë qyteteve të mëdha si Pekini, pjesa dërrmuese e murit është në kushte të këqija ndërsa specialistët thonë se mirëmbajtja le për të dëshiruar.
Hou Jien Ren është vullnetar që kujdeset për murin.
“Në verën e 2014-ës zbuluam se muret ishin rrëzuar. Njerëzit po blejnë akrepa me nga 5 centë secili  nga fshatarët për ilaçe popullore. Fëmijët duan të bëjnë pak para dhe kërkojnë për akrepa mes tullave të murit. Pra fëmijët po prishin murin për të kapur akrepa.”  
Ai shton se zonat rurale ku gjendet muri, dhe ku nuk shkojnë turistët, nuk kanë fitime, dhe kjo çon tek moskujdesi nga ana zyrtare për murin. Përveç vandalizmit, edhe moti ka pjesën e vet të fajit, sipas banorit A Mao, i cili nuk deshi të jepte emrin e plotë. 
“Erozioni ndodh  gjatë thatësirës apo kur reshjet dhe era janë të forta. Këto dëmtime kanë nevojë të rregullohen.” 
Pavarësisht se Këshilli Shtetëror i Kinës publikoi rregullore të reja për mbrojtjen e murit, situata aktuale mbetet e zymtë. 
Por sipas qeverive lokale në Pekin, Hebei dhe Tianjin, autoritetet kanë arritur marrëveshje për riparimin dhe mbrojtjen e Murit të Madh Kinez në zonat rurale.










0 komente:

Post a Comment

Copyright © Duaje Natyrën | Designed With By Blogger Templates
Scroll To Top