Amytis, gruaja e Nabucodonosorit ishte një princeshë që kishte jetuar nëpër male dhe ky qytet e trishtonte. Ky trishtim e mërziste mbretin. Ai nuk mund t'ia lejonte vetes që të arrinte të fitonte beteja të bënte ndërtime madhështore dhe të mos arrinte të bënte të lumtur gruan e tij.
Princesha ndiente mungesën e maleve dhe kodrave e nuk mbetej gjë tjetër vetëm se t'i ndërtonte ato. Ai zgjodhi ndërtuesin më të madh Acaso. U zgjodhën gurë të mëdhenj, sepse tullat e zakonshme nuk do t'i qëndronin dot lagështirës.
Kështu filluan të ndërtohen terraca të shkallëzuara në të cilat depozitohej tokë e domosdoshme për t'u mbjellë pemë, lule, shkurre etj. Ndërtuan gjithashtu dhe një makinë që transportonte ujë nga një pus deri në kopshtet që t'i ujisnin. Në pak kohë, filluan të rriten dhe madje disa prej tyre kaluan dy herë muret e qytetit. Nabucodonosor arriti të krijonte një mal të mbuluar me gjelbërim. Mbi kopshtet ekziston gjithashtu një legjendë, që përcakton datën e ndërtimit, në fund të shekullit XI para Krishtit.
Sipas kësaj legjende, është mbretëresha Shammuramat, e quajtura Semiramida nga grekët, e cila ndërtoi kopshtet. Semiramida qeverisi mbretërinë asiriane si trashëgimtare e djalit të saj Adadnirari III, që nga vdekja e mbretit Shamsidad V dhe për më shumë kur ndërton kopshtet pushtoi Indinë dhe Egjiptin. Përfundon jetën e saj duke u vetvrarë nga dhimbja kur zbulon një komplot kundër saj nga i biri. Në vitin 539 para Krishtit persianët pushtuan Babiloninë dhe kjo provokoi rënien.
Popullsia filloi të pakësohej dhe kur Aleksandri i Madh viztoi qytetin (rreth 320 p.e.s) pjesa më madhe e Babilonisë ishte rrënuar. Shkatërrimi përfundimtar është në vitin 126-125 p.e.s. Datë në të cilën Satrapi Evemero pushton qytetin dhe e dogji. Që nga ajo kohë nuk ngelet gjë përveçse rrënojat në brigjet e Eufratit.
0 komente:
Post a Comment