Tuneli, i cili gjendet 31.35 milje nën Kanalin e La Manshit, u hap në vitin 1994 për të lidhur qytetin Kale (Calais) në Francë me qytetin Fokstoun në Angli. Ky është tuneli i dytë për nga gjatësia në botë (pas tunelit hekurudhor Seikan në Japoni) dhe përfshin fragmentin më të gjatë nënujor nga të gjitha tunelet tjera. Treni Eurotunnel paraqet një mjet të posaçëm të udhëtimit, i cili i ka vagonët më të gjatë në mbarë botën.
Ura “Valoret Henderson” është e lartë 12 kate dhe si e tillë është ura më e lartë për kalimtarë në Singapor. Kjo urë shtrihet përgjatë rrugës “Henderson Road” dhe e lidh parkun “Mount Faber Park” me parkun tjetër “Telok Blangah Hill Park”. Ura e cila u hap në vitin 2008, përbëhet nga shtatë tehe të lakuara dhe të valëzuara të çelikut të cilat herë ngrihen e herë ulen nën platformën e urës. Tehet e lakuara formojnë alkova (zgavra) të vogla, të cilat shërbejnë si strehë me ulëse brenda.
Ishulli në formë të Palmës, Jumeirah është një ishull artificial, ishulli i parë dhe më i vogël në kuadër të Ishujve Palmore, të krijuara në bregun e Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ishulli në formë të palmës është aq i madh saqë mund të shihet edhe nga Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë.
Disa pamje te xhiruara mbrenda tunelit te La Manshit:
0 komente:
Post a Comment