Saturday, April 9, 2016

Mali Everest





Mali Everest (nepalisht: Sagarmatha, tibetisht: Chomolangma) është mali më i lartë i vargmaleve të Himalajës, dhe maja e tij vendi më i lartë i Tokës mbi sipërfaqen e detit, me lartësi 8.848 metra. 
Gjendet ndërmjet Nepalit dhe Tibetit, në kordinanca gjeografike 28? ?, 87? ?. 
Lartësia e tij ndryshon çdo vit disa milimetra për arsye të krijimit të maleve që krijoi Himalajat dhe vazhdon edhe në periudhën tonë sepse pllaka tektonike e Indisë përplaset me atë të Azisë. 
8.850metrat janë në dy të tretat e lartësisë së troposferës. 
Në këtë lartësi ajri është i rrallë dhe mungesa e oksigjenit, erërat e forta dhe temperaturat shumë të ulta e bëjnë të pamundur lulëzimin e bimëve dhe barit në faqet më të larta.

Mali u quajt Everest si shenje nderimi ndaj drejtorit te Sherbimeve Trigonometrike te Indise. 
Nje pasdite te vitit 1852 ne Dehra Dun te perandorise Indiane, nje punonjes-llogaritar hyri ne zyren e drejtorit te vet duke i thene tere gezim fjalet e meposhtme: “Zoteri, zbulova malin me te larte te botes”. Drejtori i tij, Sir Andrew Waugh, i entuziazmuar nga lajmi qe sapo kishte degjuar vendosi qe malit me te larte te botes t’i jepte emrin e drejtorit te mepareshem, Sir George Everest.

Pas shumë përpjekjeve të pa suksesëshme, prej të cilave më të rëndësishmet janë përpjekjet e britanezëve në vitet e 20-ta të shekullit të 20, nga ana kineze (ana veriore), majën e Mont Everestit në vitin 1953 kanë arritur që ta pushtojnë alpinisti nga Zelanda e Re,Edmund Hillary dhe alpinisti i Nepalit,Tenzing Norgay nga ana jugure e Nepalit.

Debati për rimatjen e malit të Everestit

Nepali është në kërkim të mjeteve financiare dhe teknike nga donatorët ndërkombëtarë për ta matur sërish lartësinë e Mont Everest dhe të zgjidhë kontestin me Kinën rreth lartësisë së majës më të lartë në botë.
Nepali është në “luftë” me fqinjin verior rreth lartësisë së saktë të majës malore, e cila për herë të parë është matur në vitin 1856.
Ky vend shfrytëzon matjen nga viti 1954 (që e kanë bërë alpinistët nga India), sipas të cilës, Mont Everest është i lartë 8.848 metra së bashku me borën që e mbulon.
Nga ana tjetër, Kina pohon se alpinistët dhe ekspertët kinezë, të cilët janë ngjitur në Mont Everest në vitin 2005, kanë vlerësuar se lartësia e malit më të lartë në botë është 8.844,43 metra (rreth 3.7 metra më ulët).
Nga Byroja e Statistikave në Kathmandu (kryeqyteti i Nepalit) kërkojnë mbështetje ndërkombëtare në mënyrë që të caktohet lartësia e saktë e këtij mali.
Sipas ekspertëve të Shoqatës së gjeografisë Kombëtare në Washington dhe Muzeut të shkencave në Boston, të cilët në vitin 1999 e kanë matur me anë të teknologjisë satelitore, Mont Everest është i lartë 8.850. Megjithatë ata nuk kanë mundur ta përcaktojnë sa është i lartë vetëm mali, pa dëborën mbi të.
Ndryshe, tetë nga 14 majat më të larta në botë, përfshirë edhe Mont Everestin, gjenden në Nepal ose përgjatë kufirit të këtij vendi me Kinën dhe Indinë. 

Alpinistet Shqipetar pushtojn majen e malit Everest.


Dokumentarë në gjuhën angleze për malin Everest.



Mali Everest në pamje 3D.



0 komente:

Post a Comment

Copyright © Duaje Natyrën | Designed With By Blogger Templates
Scroll To Top